Prokuroria e kryeqytetit mbylli hetimet dhe dërgoi si të pandehur dhe nën akuzë në gjykatë, Abaz Dogën, 65 vjeç, ish-roje i shkollës ku vajza mësonte, si dhe tre të rinj, më i vogli i tyre 15 vjeç.
Hetimi i prokurorisë evidenton se ish-roja Abaz Doga dhe tre të dyshuarit e tjerë kryen marrëdhënie me të miturën duke e kërcënuar vazhdimisht dhe duke e dhunuar psikologjikisht.
Nxënësja e mbajti të fshehtë abuzimin nga këta persona dhe të tjerë të paidentifikuar, thekson prokuroria, nga frika se mos i ndodhte gjë familjarëve të saj.
Vajza iu nënshtrua presionit të vazhdueshëm i thuhet gjykatës në dosjen e prokurorisë, u shantazhua si fillim nga roja përmes një fotografie.
Pasi i moshuari abuzoi me të, vijon aktakuza, e kërcënoi për muaj me radhë, ndërsa videon e shpërndau edhe te Klajdi Poçi, 20 vjeç dhe te disa persona të tjerë. Dy të dyshuarit e tjerë, Rei Osmanllari dhe i mituri F.B., sipas prokurorisë abuzuan me nxënësen duke filmuar gjithashtu çdo veprim.
Këto përfundime të prokurorisë bazohen jo vetëm në dëshminë e fëmijës, por edhe në këqyrjet e aparateve telefonike të secilit nga të përfshirët në abuzimin, i cili u zbulua nga një konflikt mes viktimës dhe nënës së saj, që i kërkoi llogari për vonesën.
Në dosje bashkëngjitet edhe rrëfimi i mamasë që i tregon prokurores:
“I bërtita vajzës pse ishte vonuar, dhe ajo shpërtheu në lot. Më tha që ish-roja i shkollës e ndiqte me biçikletë, shkruante emrin e saj nëpër mure dhe se e kishte ngacmuar”.
Kur familja e të miturës vrapoi në polici për të denoncuar u zbulua se në fakt përmasat e skandalit ishin akoma më të rënda. Pas hetimit dhe arrestimeve, familja e të miturës është larguar nga lagjja, ndërsa e mitura është marrë nën mbrojtje.
Oh zemër, zemër”, del videoja e Abaz Dogut duke u kënduar fëmijëve në shkollë
Rrëfimi i 15-vjeçares: Roja i shkollës ka abuzuar edhe me vajza të tjera, si nisi gjithçka