Transmetuar më 17-09-2020, 16:16

Në arktikun rus, barinjtë e drerëve kanë arritur që të gjejnë mbetjet e arinjve që kishin jetuar 40 mijë vite më parë.

Ajo që i ka habitur të gjithë është forma e shkëlqyer në të cilën kishin arritur që t’i mbijetonin kohërave.

Zbulimi i dalë prej shkrirjes së akullnajave u bë në ishullin Bolshoy Lyakhovsky në veriperëndim të Rusisë dhe kishte të paprekura dhëmbët, hundën e lëkurën.

Analizat paraprake tregonin se ariu kishte jetuar në një epokë diku mes 22 deri në 40 mijë vjet më parë.

Po ashtu, shkëncëtarët kanë zbuluar kufomën e një këlyshi ariu shpellash në tokën kontinentale të Jakutisë nga i cili morën mostra ADN-je për të hetuar origjinën e tij. /k.k/noa.al/