Transmetuar më 16-09-2020, 23:13

Kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, por një tragjedi i shkatërroi brenda pak ditësh. Nusja e re, vetëm 23 vjeçe, gjeti vdekjen si pasojë e kancerit, rreth dy javë pas dasmës.

Bashkëshorti i saj, e gjeti veten të ve, në moshë fare të re. Pas vdekjes dramatike të nuses, qëndron një gabim fatal mjekësor… një diagnozë e gabuar e cila nuk i la rrugë shpëtimi vajzës.

Ashleigh Simrajh, 23 vjeçe, u martua me 21-vjeçarin Jason Hale më 5 shtator, në

Sea World, në bregun e bukur të Australisë. Të pranishëm në dasmën e tyre ishin rreth 50 miq dhe të afërm. Një ditë feste, e cila u pasua nga një dramë e vërtetë.

Në 14 shtator, dhëndri i ri dha lajmin e hidhur: Ash, u nda nga jeta, një kancer i llojit melanomë i mori jetën.

“Kishe shpirtin e një engjëlli. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjej në këtë moment. Jam totalisht i shkatërruar dhe zemra ime është copë. Ishe kaq e fortë dhe kurajoze dhe unë jam krenar për ty. Faleminderit që më dashurove”, shkroi Jason në Facevbok.

Gjithçka nisi në vitin 2018, kur Ash vuri re një ënjtje në njërën këmbë dhe e shqetësuar, shkoi për kontroll.Në atë kohë, mjekët në i thanë asaj se ishte një lyth i padëmshëm dhe me kalimin e kohës do të zhdukej, shkruan noa.al.

Por një vit më vonë, një diagnozë e dytë e i përmbysi botën: melanoma. Mirëpo tani ishte tepër vonë, pasi kanceri ishte përhapur edhe në organe të tjera. Sidoqoftë, e reja, kur i thanë se kishte vetëm disa javë jetë, vazhdoi të luftonte, së bashku me të dashurin e saj dhe vendosën që gjithsesi të martoheshin. /a.y/noa.al