Transmetuar më 09-09-2020, 20:23

Akrobaci në ajër duke sfiduar lartësitë, madje pa masa sigurimi që shohim rëndom në trupa cirku dhe aktivitete të tjera të ngjashme.

Fiona Rushiti, drithëroi sot të pranishmit në qendër të Tiranës, te sheshi "Skënderbej", teksa pa rrip sigurimi kreu numra akrobacie shumë të guximshme hipur mbi një vinç.

Artistja e sportit, duke folur me noa.al tha se dhuroi sot këtë performancë që shihni më poshtë, me synimin për ta kthyer të pamundurën një realitet.

"Vendosa të performoj pa rrip sigurimi për t’iu treguar të gjithëve sesa i lodhshëm dhe i rrezikshëm është si profesion. Lodhje, sakrificë dhe përkushtim".

Liderja e grupit “Medness Leaders”, është e njohur për audiencën e gjerë edhe si një nga konkurrentët më të fortë të “Top Talent 3” në Top Channel.

Sfidë në lartësi, njihuni me akrobacinë drithëruese të Fiona RushititPerformanca e rrezikshme në Tiranë e akrobates në vinç, e palidhurhttp://noa.al/lajmi/2020/09/2187547.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mercredi 9 septembre 2020

Më herët, në korrik, Fiona kreu një tjetër performancë të guximshme, teksa e lidhur veç me një litar, ka bërë numra akrobatike mbi një balonë, duke dhuruar spektakël në ajër.

Kurse në fillimvit ajo goditi sërish teksa hidhej nga një shkëmb në Brar të Tiranës.

Fiona siguron se sfidat e saj nuk ndalen këtu, sepse siç pohon ajo, "unë nuk di të ndalem", ndaj dhe përgatituni së shpejti të përjetoni emocione të tjera të forta, duke uruar sa më shumë siguri për të renë ambicioze.