Transmetuar më 23-08-2020, 20:47

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.

Një video është publikuar në rrjetet sociale të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili shihet teksa zbret nga helikopteri në Pallatin e Pavarësisë në Minsk, duke mbajtur një mitraloz në dorë.

Ai shfaqet gjithashtu i veshur edhe me një jelek antiplumb.

Ai është paraqitur sot, në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno, e më pas është parë të shkojë në pallatin e tij në Minsk i armatosur me një AK74, gjë e cila tregon se është indikacioni i fundit se presidenti bjellorus dëshiron të mbajë pushtetin, pavarësisht protestave masive, ku po bëhet thirrje që ai të largohet nga pushteti, dy javë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Më poshtë pamjet: