Transmetuar më 03-08-2020, 09:31

Koronavirusi i ka marrë jetën një mjeku shqiptar, duke mos i mbijetuar dot komplikimeve të shkaktuara nga virusi.

Viktima mësohet se është mjeku pneumolog Anibal Byberi, i cili ka shërbyer për vite me radhë në spitalin e Tropojës.

I ndjeri ishte shtruar tek spitali Covid 2, siç njihet ish-Sanatoriumi, ose ndryshe “Shefqet Ndroqi”.

Mjeku Byberi ndodhej në intubim për shkak të gjendjes së rëndë, deri kur ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës.

Mjeku i ndjerë 53-vjeçar, ishte shtruar me urgjencë tek Sanatoriumi, duke u futur në intubim.

Lidhur me vdekjen e tij, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende informacion. /a.y/noa.al