Transmetuar më 09-07-2020, 16:40

Koronavirusi ka goditur rëndë ekonominë globale, dhe çdo shtet po përpiqet të gjejë mënyra për ta kapërcyer këtë situatë.

Ministri britanik i Financave ka gjetur një mënyrë që vërtet stimulon rritjen ekonomike, dhe qarkullimin e parasë.

Nëse shkon të konsumosh në një restorant në Britani, përfiton ulje me 50 përqind.

Nëse nga e hëna në të mërkurë, zgjedh të darkosh jashtë, mund të përfitosh 10 paund ulje për person.

Zbritja mund të përdoret me kohë të pakufizuar gjatë muajit gusht, në një përpjekje për të inkurajuar njerëzit të darkojnë gjatë gjithë javës dhe jo vetëm në fundjavë, por zbritja e çmimit nuk do të zbatohet për pijet alkoolike.

Ministri parashikon të tjera masa për të ndihmuar ekonominë në vend.

"Kjo është diçka që unë mendoj se do të bëjë një ndryshim të madh për bizneset, të vogla dhe të mëdha, në të gjithë vendin.

Ne nuk mund dhe nuk duhet të vazhdonim kështu përgjithmonë. Kjo nuk është e drejtë. Jo të gjithë do të jenë në gjendje të kthehen në punën që kishin.

Ne duam të shpërblejmë dhe stimulojmë punëdhënësit qe mund t’i rikthejë punonjësit e tyre me sukses. Ata do të shpërblehen me një bonus prej 1.000 paund për çdo punonjës që ata e ripunësojnë deri në janar", tha ministri britanik, Rishi Sunak. /k.k/noa.al/