Transmetuar më 07-07-2020, 22:12

Ndoshta kjo nuk është një periudhë e mirë për plazh, por kjo nuk e ndalon modelen Ashley Graham të ndezë rrjetin me bikinit e kuqe.

Ajo postoi disa pamje, ku tregon trupin e saj vetëm 6 muaj pas lindjes.

Edhe pse me shumë kile të shtuara, Ashley duket një super yll.

Më herët ajo ka publikuar disa pamje ku tregon pa komplekse, si i është transformuar trupi pas lindjes.

Bukuroshja dha një mesazh të fuqishëm për të gjitha gratë: “Duajeni trupin tuaj”.

Ashley Graham është modelja më e famshme në botë, e mbushur, pikërisht prej ekspozimit të hireve të saj pa komplekse.

Pavarësisht kilogramëve mbipeshë, ajo arrin të bëjë për vete miliona meshkuj.

Është krenare me trupin që ka, edhe me celulit, duke shërbyer si model frymëzimi për çdo femër që të ndihet e bukur./noa.al/