Transmetuar më 07-07-2020, 16:09

Politikania e njohur shqiptare, Majlinda Bregu, e cila mban aktualisht detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, nuk e fshehu sot kënaqësinë që mori pas shërbimit në parukeri.

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, tregoi se të mbash maskë dukesh akoma edhe më bukur.

"Po që na shkojnë këto maskat", tha Majlinda Bregu, në mesazhin e saj.

Bregu vlerësoi edhe punën e parukeres, Ujvara Hajdari, me të cilën realizoi foton. "Po s’ka më bukur se me pas shëndet!", shkroi më tej ish-ministrja e Integrimit gjatë qeverises së kaluar të PD-së.

Për shkak të Covid-19, ajo tha se duhet përdorur maska, edhe në sallonet estetike, për të mbrojtur shëndetin, ndaj edhe edhe këtë mesazh edhe si sensibilizim për të tjerët.

/NOA.al