Transmetuar më 06-07-2020, 23:04

Studimi spanjoll hedh poshtë teorinë e imunitetit të masës.

Shkencëtarët kanë verifikuar se nga 61 mijë personat e testuar, vetëm 5% e tyre kishte krijuar antitrupa, thënë ndryshe mbrojtje kundër koronavirusit të ri.

Imuniteti i masës nuk mund të arrihet në rastin e Covid-19.

Pohimi vjen nga studimi i shkallës së gjerë në Spanjë, që tregoi se vetëm 5% e popullatës kishte zhvilluar antitrupa, raporton a2news.

Revista mjekësore e njohur “The Lance”, që ka publikuar studimin, thekson se kjo përforcon provat që i ashtuquajturi imunitet i tufës është diçka e paarritshme për koronavirusin e ri.