Transmetuar më 06-07-2020, 18:37

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kamzës, Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Kjo vendimmarrje e Mziut vjen në kushtet kur kryetarët e degëve janë të përjashtuar për të garuar si kandidat për deputet.

Duke menduar se do jetë pjesë e listave të ardhshme për deputet, ai ka lënë postin drejtues të PD-së.

Më herët, të njëjtën gjë kanë bërë edhe kryetarët e degëve të PD-së në Korçë dhe Fier. /k.k/noa.al/