Transmetuar më 06-07-2020, 14:07

Djali i ish-ministrit socialist dhe profesorit të njohur Luan Hajdaragës, Ervin Hajdaraga është i mendimit që në Shqipëri duhet të krijohet një krah politik i mesëm.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit’, në rolin e psikologut, ai tha se shumë shpejt do t’i futet politikës.

“Zgjodha psikologjinë se ka qenë diçka e shtyrë, edhe diçka që kam dashur vetë. Kur më pyesnin në gjimnaz se çfarë do vazhdoje, gjithmonë thosha psikologjinë. Qejf kisha që im atë kishte mbaruar si psikolog dhe ka qenë një nga psikologët e parë në Shqipëri”, tha ai.

I pyetur nëse do bëhet politikan dhe i cilit krahë, deklaroi se, “Shpresoj, i krahut të nesën,

Do mundohemi pak sepse këto punët e krahëve na kanë bërë që të konsiderojmë edhe këtë faktorin e Covidit si konspiracion, o një kah o tjetri se një vijë të mesme nuk ka. Kështu që do të gjejmë një vijë të mesme”.