Transmetuar më 06-07-2020, 11:55

Një kafene në Paris të Francës, thotë se mënyra e saj e re e përdorimit të arinjve gjigantë pelushi të njohur si Tedy, është gjetja ideale për të ruajtur një distancë minimale prej një metri ndërmjet tryezave.

Kafeneja Le Choupinet ka rreth dhjetë arinj pelushi të cilët u përdorën përpara mbylljes për dekorim, por tani iu është gjetur një punë të re duke ndihmuar që të mbajnë larg njerëzit nga njeri tjetri, në kuadër të respektimit të distancës në kushtet e kronavirusit.

Drejtuesi i kafenesë Benjamin tha se, “Ne i kishim arinjtë por ndodheshin brenda. Tani po i nxjerrim nëpër karrige në tarracë, kur shohim se ka shumë njerëz, në mënyrë që të ketë një distancë prej një metri”.

Sipas tij, një gjetje e tillë i jep një imazh të këndshëm kafenesë, dhe klientët ndihen të kënaqur. /a.y/noa.al