Transmetuar më 06-07-2020, 11:16
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Pogradecit i koduar “Tushemishti” ka vënë në pranga një person në kërkim.

Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Tushemishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë dy persona dhe u shpall në kërkim një tjetër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë ndalimin e të dyshuarit.

Pasditen e së dielës u vu në pranga i shpalluri në kërkim A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

Gjykata e Pogradecit në 29 prill, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Gjithçka në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26 prill, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër. Në banesën e 38-vjeçarit u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndalimi i tij, u bë i mundur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qytetin e Sarandës. /a.y/noa.al

Me precedentë penalë dhe thyerje mase sigurie, kapet në Sarandë