Transmetuar më 06-07-2020, 08:24

Lajmi se aktori i humorit Florjan Binaj u infektua me koronavirus u përhap me shpejtësi.

Pas përfundimit të karantinës dy javore, Flori ka shkuar në plazh këtë funndjavë, pasi nga tamponi i dytë ka rezultuar negativ.

Pas publikimit të fotove nga deti, një komentues i shkroi, “Florjan për ty karantina nuk funksionon? Dole pozitiv dhe futja plazhit tani, shpërnda virusin.”

Ky koment e ka acaruar së tepërmi aktorin, i cili ia ka kthyer, “Mëso të numërosh dhe do të dalin ditët fiks! Dhe mëso të mos i kërkosh llogari të tjerëve.”

Po ashtu duke mos i dalë inati, ai ka publikuar në Instastory përgjigjen e testit të dytë ku shkruhej rezultati negativ, duke shkruar, “Për të gjithë ata që nuk iu dalin llogaritë e veta për jetën e të tjerëve. Tani kushdo që do më pyes sërish në komente për të njëjtën temë, do i fshij komentin dhe ndoshta dhe block. Jetoni jetën tuaj, kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve”. /a.y/noa.al