Transmetuar më 05-07-2020, 20:26

Sekuestrohen 77160 franga zvicerane gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Morinës.

Paratë ndodheshin në një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. F.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën në çantën personale të shtetases R. B., pasagjere, 77160 franga zvicerane të padeklaruara nga ana e e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. F., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe R. B., 27 vjeçe, banuese në Ndroq, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë./noa.al/