Transmetuar më 05-07-2020, 18:40

Një 76-vjeçar nga Gjakova ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës, pasi ka pësuar një goditje në zemër.

Mësohet se shtetasi me inicialet M.GJ sapo ishte futur në det kur ka pësuar goditje në zemër. Pavarësisht ndihmës së parë, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Edhe pse situata nga pandemia, si në Kosovë dhe në Shqipëri, nuk është aspak e qetë, sërish një numër i madh qytetarësh nga Kosova kanë zgjedhur plazhet e Shqipërisë për të pushuar gjatë fundjavave të fundit, duke krijuar shpesh edhe radhë të gjata në Morinë.

VELIPOJË, HUMB JETËN NGA INFARKTI NJË 76 VJEÇAR

VELIPOJË, HUMB JETËN NGA INFARKTI NJË 76 VJEÇAR

Publiée par Star Plus TV sur Samedi 4 juillet 2020

Pamje nga vendngjarja