Transmetuar më 05-07-2020, 17:19

Një burrë shqiptar u gjet duke iu dorëzuar vdekjes pasi ishte vetëvarur në një pemë, por zbulimi i tij në çastet e fundit nuk ishte i dobishëm pasi ai humbi jetën.

Ngjarja e rëndë u raportua të dielën e sotme në Prato të Italisë dhe viktimë është një emigrant 53 vjeçar nga Shqipëria, raporton noa.al duke cituar një komunikatë të policisë lokale.

Dëshmitarët thanë se i ndjeri u gjet i varur në pemën e një oborri në Montemurlo. Janë të paqarta rrethanat e tragjedisë që i mori jetën burrit shqiptar në moshë ende të re. /noa.al/