Transmetuar më 05-07-2020, 11:36

Serotonina është një neurotransmetues i cili ndikon në gjendjen tonë shpirtërore dhe në oreks. Kur një person vuan nga depresioni, mjekët zakonisht përshkruajnë ilaçe antidepresive të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të serotoninës.

Kur trupi ynë sekreton pak serotonininë, shkaktohen çrregullime të tilla si depresioni, pagjumësia, ankthi, stresi, agresioni dhe në disa raste, mund të shfaqet edhe mbipeshë.

Triptofani është një aminoacid i pranishëm në shumë ushqime, i cili pasi gëlltitet, lejon të rritet prodhimi i serotoninës në trup.

Serotonina ka një efekt qetësues, i cili na ndihmon që të qetësohemi. Është thelbësor për të rregulluar oreksin, parandaluar depresionin dhe për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.

Duke ndërhyrë gjithashtu në lëshimin e melatoninës, një hormon që rregullon periudhat e gjumit dhe zgjimit, serotonina na ndihmon të përmirësojmë gjumin dhe të flemë më shumë.

Për të rritur nivelin e serotoninës, kërkohet ushqim i përshtatshëm, i përbërë nga lëndë ushqyese të pasura me triptofan, por edhe me lëndë ushqyese si vitamina B6 dhe magnez.

Më poshtë rendisim ushqimet më të mira për një gjumë të qetë dhe për të luftuar depresionin:

-Drithëra të tilla si kuinoa, hikërror, oriz kafe dhe tërshërë.

-Fruta të thata, arra dhe bajame dhe fara susami, chia, liri, luledielli

-Peshq të tillë si salmon, ton të freskët, harengë, skumbri dhe sardele

-Perime si brokoli, misri, lulelakra, kungulli dhe perimet me gjethe jeshile

-Fruta të tilla si ananas, avokado, kivi, mango dhe banane

-Alga deti, të tilla si spirulina

-Bishtajore si thjerrëza

-Vezë. /a.y/noa.al