Transmetuar më 05-07-2020, 09:05

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj festoi këtë të shtunë 33-vjetorin e lindjes.

Një festë gjigante dhe gjithë fishekzjarre i organizoi partneri i saj Mark Frroku, duke ia mbyllur mbrëmjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Rudina ka ndarë pamje nga festa gjithë muzikë dhe fishekzjarre, por edhe momente ku shihet në momente intime me Markun.

E emocionuar nga mbrëmja festive Rudina shkruan “Faleminderit që bën çdo gjë që të më gëzosh”.

Çifti prej muajsh tashmë bashkëjetojnë në vilën e Markut, ku Rudina me të bijën Viktoria janë transferuar, ndërkohë që edhe biznesmeni ka tre fëmijë me bashkëshorten e ndarë nga jeta. /a.y/noa.al