Transmetuar më 02-07-2020, 08:29
Një vendim i bujshëm është marrë këtë të mërkurë në Mal Të Zi, ku në parlament është vendosur legalizimi i martesave brenda gjinisë.
Me vendimin e një dite më parë, Mali i Zi ligjëron martesat e komunitetit
LGBT (Lesbike, gay, biseksual dhe transgjinor).
Vendimi u mor me 41 vota pro, nga 81 që janë në dispozicion.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, me anë të një postimi në Twitter shkroi, “Hap i mrekullueshëm në drejtimin e duhur për shoqërinë e Malit të Zi, maturinë e tij demokratike dhe proceset integruese”. /a.y/noa.al