Transmetuar më 01-07-2020, 19:49

Payton Williams, 25 vjeçe, nga Ponca City, Oklahoma, mbeti gati e panjohur nga transformimi si dhe përjetoi dhimbje të forta për një muaj. Fytyra e saj gati sa u shpërfytërua si dhe sytë iu frynë e iu mbyllën pasi kishte kaluar vetëm dy orë në diell.

Pas ngjarjes kamarierja u bën thirrje njerëzve të mbajnë gjithmonë syze apo masa të forta dielli pasi fytyra e saj u fry aq shumë, saqë ajo rrezikoi të verbohej përkohësisht.

Ajo braktisi plazhin për shkak të pasojave nga rrezet e dëmshme të diellit, transemton NOA.al.

Vajza tha se kaloi dy orë jashtë në nxehtësinë prej 27 gradësh, më 20 Prill.

Sakaq, 25-vjeçarja mbeti gjithashtu me një plagë të rëndë, në fytyrë.

Pavarësisht se ishte vënë në dy antibiotikë të ndryshëm, ënjtja e Payton vazhdoi të përkeqësohej para se të përmirësohej dhe e gjeti veten sërish me sytë hapur një muaj më vonë.

/NOA.al