Transmetuar më 27-06-2020, 22:32
Një ngjarje prekëse na vjen nga Turqia, ku tregohet dashuria e prindit për fëmijën.
Një baba së bashku me djalin e tij, të cilët po nxitonin që ky i fundit të kapte orarin e provimit, kanë pësuar një aksident automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Antalya të Turqisë.
Lëndime më të shumta pësoi babai, por edhe pse i aksidentuar, kërkoi me çdo kusht që i biri të arrinte orarin e provimit.
Ai i kërkoi policisë ta shoqëronte deri në shkollë.
Në video shihet se si djali përpiqet të qetësojë të atin./noa.al/