Transmetuar më 23-06-2020, 22:15

Aktori i famshëm i filmave për të rritur, Ron Jeremy, 67 vjeç, akuzohet për përdhunimin e tre grave dhe sulm seksual ndaj një tjetre.

Akuzat zyrtare kundër yllit të filmave me pullë të kuqe, Ron Jeremy, 67 vjeç, u ngritën këtë të martë. Ai është akuzuar për sulme seksuale të katër grave, thanë burime zyrtare.

Zyra e Jackie Lacey tha se prokurorët po rekomandojnë lirim me kusht, përmes një garancie prej 6.6 milionë dollarësh, raporton NOA.al.

Nëse shpallet fajtor, aktori do të përballet me një dënim të mundshëm maksimal prej 90 vjet burg.

Tre gratë që pretenduan se janë përdhunuar prej tij, e kanë akuzuar prej disa ditësh veteranin e pullës së kuqe, por provat e tyre u morën në konsideratë vetëm gjatë ditës së sotme.

Kjo çoi që Jeremy t’i ndalohej fillimisht puna e profilit të lartë që mbante në këtë industri.

Kohët e fundit Jeremy, teksa qëndronte i lidhur pranë një peme, i kërkoi publikut ta ndihmojë në shpëtimin e tij.

Fotoja e 67-vjeçarit pranë një peme që më 16 maj mbante titullin: Kam nevojë për ndihmën tuaj. Më ndihmoni të ruaj pemën", – si pretendim se është i pafajshëm. /NOA.al