Transmetuar më 22-06-2020, 16:38

Veshja me të cilën u shërbente pacientëve të prekur me koronavirus bëri bujë në media pak javë më parë.

Ajo është infermierja ruse në spitalit në Tula, e cila vishej me të brendshme.

Emri i saj është Nadezhda Zhukova, dhe kur u përball me zyrtarët e Spitalit Klinik Rajonal Tula u shpreh se ajo kishte shumë vapë nëse do vishte dhe rroba të tjera poshtë veshjes mjekësore.

Administrata e spitalit nuk e justifikoi këtë sjellje dhe e pushuan nga puna.

Një markë ruse e veshjeve sportive Zasport i kërkoi infermieres të ishte imazhi për një fushatë reklamuese në ditën e puntorit shëndetësor në Rusi që u festua më 21 qershor.

Në një intervistë, Zhukova u shpreh se pavarësisht faktit se ju fut botës së modelingut, ajo ka dëshirë sërish të punojë në spital.