Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mesi e mbyll karrierën e tij si futbollist te Barcelona.
Klauzola në kontratën e Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona me zero euro tashmë ka skaduar pasi ylli argjentinas as që e mendon lamtumirën nga Barça në këtë fazë të karrierës.
Klauzola skadoi mesnatën e së mërkurës, dhe i lejonte sulmuesit argjentinas të prishte kontratën me klubin katalunjas pa derdhur asnjë qindarkë në arkën e tij.
“Mundo Deportivo” shkruan se 6-herë fituesi i Topit të Artë kërkon të qendrojë edhe për disa vite te blaugranat dhe menaxherët e tij kanë nisur negociatat me klubin për rinovimin e kontratës aktuale që përfundon në verën e vitit 2021.
Palët po diskutojnë për një marrëveshje të re deri në verën e vitit 2023, periudhë kur Lionel Messi do të ketë mbushur 36-vjeç duke e bërë të sigurt mbylljen e karrirës te Barcelona. /k.k/noa.al/