Një person në Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbetur i shokuar kur prostituta të cilën ai e kishte prenotuar përmes një uebsajti, kishte qenë gruaja e tij me të cilën kishte 19-vite me të.
Burri kishte prenotuar prostitutën pasi i kishte thënë gruas së tij se po dilte të pinte me kolegët e punës, por në të vërtetë ai ishte nisur drejt motelit që gjendej në rrethinën e qytetit, shkruan Telegraph Sun.
Me të mbërritur në motel, ai kishte përdorur telefonin për të rezervuar një prej prostitutave, 27-vjeçe, e cila kishte reklamuar vetëm trupin e saj në uebsajt.
Zbulimi shokues ka ndodhur pasi ajo ka mbërritur në motel, dhe ishte zemëruar se burri 43-vjeçar e tradhtonte me prostituta.
Nga ana tjetër edhe bashkëshorti ka mbetur i zemëruar që bashkëshortja e tij punonte si prostitutë./noa.al/