Transmetuar më 05-05-2020, 16:34

Mos dhënia e pagesave për automjetet është bërë shkak i konfliktit të dy vëllezërve në Durrës me persona të tjerë, aq sa këta të fundit i vranë.

Klevis Alla dhe Altin Ndoci, mësohet nga grupi hetimor, u kishin shitur makina të vjedhura vëllezërve.

Më pas, këto makina u jepeshin personave të ndryshëm që kishin interes me qira. Por palët kanë pasur konflikte për pagesat.

Hetimet e kryera për zbardhjen e dy atentateve ku humbën jetën katër persona, Besmir dhe Viktor Haxhia si dhe Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia, kanë marrë një trajektore të çuditshme.

Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të Policisë, Klevis Alla, njëherësh një prej dy autorëve të akuzuar për vrasjet, shkak është bërë mosdhënia e parave për makinat e vjedhura nga ai dhe bashkëpunëtori i tij, Altin Ndoci.

“Jemi një grup që merremi me vjedhje makinash. Makinat i vidhnim e i çonim te servisi i Besmirit dhe pasi u ndryshonim numrin e shasisë, i dërgonim te servisi i Dorjan Shkozës, i cili merrej me lyerje duke u ndërruar ngjyrën makinave”, ka thënë Ndoci. /k.k/noa.al/