Transmetuar më 04-05-2020, 10:43

Klevis Alla, është 22-vjeçari i cili çoi në zbardhjen e vrasjes së dy vëllezërve Besmir Haxhia dhe Viktor Haxhia në 27 prill në Durrës duke bashkëpunuar me drejtësinë, dhe po ai ka zbuluar edhe ekzekutimin e dyfishtë të 2 marsit ku mbetën të vrarë 24-vjeçari Anxhelo Avdia dhe 35-vjeçari Dorian Shkoza.

Ai ka thënë në polici se Besmir Haxhia njihet edhe me emrin Pëllumb Rusi dhe ka qenë i dënuar në Greqi me 9 vite burg për plagosje.

Teksa vuante dënimin në shtetin fqinj, Haxhia është njohur në burg me Admir Murataj, i cili dyshohet si organizatori i grabitjes në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019, ku dhe humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Po ashtu dyshohet se viktima, është marrë edhe me trafik droge, ndërsa është denoncuar edhe nga bashkëjetuesja për dhunë në familje.

Ndër të tjera Besmir Haxhia, rezulton i arrestuar në Francë në vitin 2017, i akuzuar për vjedhje. Aty ai ka qëndruar për tre muaj në burg, deri sa është depërtuar.

Ndërsa Klevis Alla dyshohet si bashkëpunëtor në krim, Altin Ndoci është i arrestuari kryesor.

Zbuloi 4 vrasjet në Durrës, Alla dhe familja e tij merren në mbrojtje nga policia

Gjykata lë në burg dy të arrestuarit për vrasjet në Durrës, Avokati: Ndoci i kishte miq, u shkoi në varrim