Transmetuar më 04-05-2020, 09:49

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Bashkëpunëtori i policisë, 22-vjeçari nga Durrësi i cili akuzohet se ekzekutoi dy vëllezërit ka hedhur dritë mbi disa ngjarje kriminale të porositura dhe të ekzekutuara nga vetë ai dhe 22-vjeçari Altin Ndoci.

Duke iu referuar burimeve pranë prokurorisë se 22-vjeçari Klevis Alla ka deklaruar se, vëllezërit Haxhia strehuan një nga grabitësit e Rinasit, raporton Abc.

Nisur nga deklarata e tij, grupi hetimor e ka lidhur vrasjen e vëllezërve Haxhia edhe me grabitjen e bujshme të Rinasit.

22-vjeçari ka pohuar se kanë marrë pjesë në të paktën katër ngjarje kriminale.

Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe dy autorët kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, me datë 2 mars.

Zbuloi 4 vrasjet në Durrës, Alla dhe familja e tij merren në mbrojtje nga policia

Gjykata lë në burg dy të arrestuarit për vrasjet në Durrës, Avokati: Ndoci i kishte miq, u shkoi në varrim