Transmetuar më 30-03-2020, 01:18

Ndërsa ministria e Shëndetësisë ka monopolizuar informacionin zyrtar mbi pasojat e koronavirusit në Shqipëri, mediat në terren po arrijnë të marrin informacione nga spitalet mbi rastet e reja.

Këtë të diel janë identifikuar 2 burra të infektuar me COVID-19 në Durrës, përkatësisht 71 dhe 77 vjeç, njoftoi Fax News.

Sipas burimeve spitalore, njëri nga rastet, 71-vjeçari, ka nusen dhe djalin me temperaturë të lartë ku dyshohet se janë dhe ata të infektuar por pritet që të bëjnë nesër testet për të provuar nëse janë të prekur me koronavirus apo jo.

Raportohet se djali i 71 vjeçarit punon në një call center në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, çka rrit pasigurinë e efektit zinxhir të transmetimit të virusit.