Transmetuar më 29-03-2020, 18:57

Ministri gjerman i Financave të Landit Hesse, ka bërë vetëvrasje duke u hedhur para një treni, në kushte të thella depresioni pasi nuk përballoi presionin e COVID-19.

Thomas Schäfer, 54 vjeç, prej dhjetë vjetësh ministër i Financave të landit ndër më të rëndësishmit të federatës gjermane, ka vrarë veten mbrëmjen e djeshme në Hesse, raportojnë mediat gjermane.

Presidenti i landit Hesse, me 6.5 milionë banorë, një ndër landet më të pasura gjermane, njoftoi lajmin e hidhur.

Volker Bouffier doli sot me deklaratë publike: "Më duhet të pranoj se shqetësimi që përjetoi për impaktin ekonomik të koronavirusit e shtyu në vetëvrasje. Ishe dëshpëruar, shqetësimi i tij aktual ishte nevoja e gjermanëve për ndihmë gjithnjë e më të madhe financiare në kuadrin e situatës së krijuar me koronavirusin". /noa.al/