Transmetuar më 29-03-2020, 18:08

Situatat nuk po përmirësohet në Itali pasi janë sërish tragjike shifrat e jetëve të humbura që vijnë nga fqinji ynë përtej detit. Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 756 njerëz të vdekur nga koronavirusi. Në total ka shkuar në 10.779 numri i përgjithshëm i jetëve të shuara.

Raportohet se orët e fundit janë regjistruar edhe 3.651 të infektuar, çka shënon ulje për herë të parë pas shumë ditësh, të njerëzve të infektuar.

Në total ka shkuar në 97.869 numri i të infektuarve. Kurse të shëruar vetëm sot ishin 646 që e çon në 13.030 numrin e të shëruarve, rreth 30 për qind më shumë se të të vdekurve. /noa.al/