Transmetuar më 20-02-2020, 22:57

Policia e Vlorës, falë operacionit të koduar “Amiant”, njoftoi për arrestimin në flagrancë të gjashtë shtetasve, si dhe ka bllokuar edhe tragetin që transportonte mbetjet e dëmshme.

Një sasi e konsiderueshme amianti po sillej në Shqipëria nga Italia nëpërmjet tragetit të linjës Brindisi-Vlorë, kur edhe u bë bllokimi i tij.

Gjashtë personat e arrestuar nga policia janë: Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë – Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN.

Arber  Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë – Shoferi i fugonit  tip Iveko, me targe AA 417 SC

Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë – Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë, Administratore e firmës së pastrimit “Delfini 1”.

Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë – Pronari i pikës së grumbullimit firma “Kornuzi”.

A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë – Drejtori operativ i një agjencie tragetesh.

Sipas policisë, Zamir Kornuzi, pronari i firmës së mbeturinave kishte kontrate për të marrë mbetjet.

Policia e Shtetit tha mbi operacionin se nga trageti Brindisi-Vlorë është parandaluar futja e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

“Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë”, thuhej në deklaratën e policisë.

Veç materialit të rrezikshëm është sekuestruar edhe trageti, që po transportonte lëndët e dëmshme./NOA.al