Transmetuar më 16-02-2020, 10:11

Një pako e dyshuar me eksploziv është gjetur poshtë makinës së administratorit të klubit të futbollit të Vllaznisë.

Bëhet fjalë për automjetin tip "Benz" të Suad Licit, 46 vjeç, i cili ishte i parkuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, pranë banesës së tij.

Fatmirësisht pakoja me eksploziv nuk ka shpërthyer, ndërkohë që Lici ka njoftuar policinë, pasi ka parë poshtë mjetit pakon e mbështjellë me natriban.

Në vendin e ngjarjes pritet të shkojnë ekspertë xhenierë, për të bërë shpërthimin e kontrolluar.

Disa muaj më parë pikërisht për shkak të pozicionit të tij tek klubi i futbollit, Lici është përballur me kërcënime. /a.y/noa.al