Transmetuar më 15-02-2020, 13:05

Një argjendari u grabit me dhunë para pak minutash në qendër të qytetit Elbasan.

Ngjarja ndodhi fare pranë drejtorisë së Policisë Elbasan, raporton bashkëpunëtori i noa.al në këtë qytet.

Mësohet se rreth orës 12.45 një person i maskuar me kapuç dhe me një pistoletë në dorë u fut në argjendarinë Diamant dhe rrëmbeu sende të çmuara dhe para.

Menjëherë më pas u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Grabitja ndodhi vetëm pak metra larg drejtorisë dhe komisariatit të policisë Elbasan duke demonstruar dhe një herë sfidën që i bëhet policisë duke grabitur dhunshëm fare afër saj. /noa.al/