Transmetuar më 09-02-2020, 20:09

Studentja shqiptare Silva Doçi, e cila ndodhej në zonën epiqendrës së gripit në Kinë, pas largimit prej andej, prej një jave është në kushtet e karantinës në një spital, në Ankara.

Ajo u evakuua së bashku me disa shtetas turq nga Wuhan.

Një javë në karantinë dhe në pritje për të ardhur në vendlindje, ajo tha se, "jo javë ka qenë e qetë, në ditët e para duke përjetuar gjithçka të re për mua, duke u përshtatur me ndryshimin e orës e duke i kushtuar vëmendje procesit të karantinës e tani disi e mësuar me rregullin e çdo dite".

Lidhur me ekzaminimet e para, Silva Doçi për Top Channel shtoi se ato dolën të gjitha mirë.

"Tani po bëhen sërish për herë të dyte, për të vëzhguar akoma më tej shëndetin tim edhe të personave të tjerë që gjenden këtu".

Si në Wuhan, ashtu edhe tani në Ankara, Silva tha se kujdesi mjekësor është maksimal.

Ndërkohë, studentja thekson se tani ndihet më e qetë, sepse është më afër familjes.

"Tani kam rënë goxha në qetësi. Edhe afrimi i orës me Shqipërinë ma ka lehtësuar komunikimin. Flas çdo ditë me familjen, dhe shkruhem shpesh me të afërmit e miqtë e mi. (Këtu kemi Ëifi, dhe gjithashtu Ambasada Shqiptare ne Ankara më ka mundësuar me numër telefoni për të qenë në kontakt me ta dhe familjen). Kam pasur edhe kontakt nga miq këtu në Turqi që janë ofruar të vijnë të më vizitojnë por që i kam refuzuar pasi kjo nuk përkon me rregullat e karantinës", shtoi ajo.

Silvi Doçi e mbyll rrëfimin me idenë se ndoshta në të ardhmen, pasi të fitohet beteja me koronavirusin, do të shkruajë një ditar mbi ditët dramatike që përjetoi, ndërsa odiseja e rikthimit pranë familjes së saj, ende nuk ka mbaruar.  /NOA.al