Transmetuar më 08-02-2020, 15:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Grabitet një pikë për dhënien e kredive në qytetin e Durrësit. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një person i maskuar, ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Paraprakisht flitet për rreth 1 milionë lekë të vjetra, të cilat janë marrë nga një person me kapele dhe shall në lagjen nr.12, në filialin e bankës "Kredo.al".

Më konkretisht në një rrugë dytësore, në filialin e bankës së nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, dhe është larguar me vrap

Shërbimet e policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

Ndërkohë punonjësi që bëri denoncimin, po merret në pyetje. /a.y/noa.al