Transmetuar më 05-02-2020, 13:50

“Koronavirusi është një armë lufte biologjike i krijuar në një laborator në Wuhan dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni”.

Është kjo deklarata e fortë e dhënë në një intervistë për sajtin ‘Geopolitics and Empire’, nga Francis Boyle, profesor i të drejtës në Universitetin e Illinois, në SHBA.

Boyle pretendon se koronavirusi, është një armë biologjike potencialisht vdekjeprurëse e krijuar në një laborator të sigurisë maksimale në Wuhan.

Sipas tij, qeveria kineze është munduar fillimisht që ta mbulojë rastin, ndërsa n po merr masa për të luftuar epideminë.

“Laboratori BSL-4 në Wuhan është edhe një qendër kërkimesh e OBSH dhe për këtë arsye, organizata ishte në dijeni”, pretendon Boyle, shkruan noa.al.

Mendimi i profesorit bie ndesh me versionin zyrtar, sipas të cilit koronavirus është përhapur nëpërmjet tregut të peshkut në Wuhan, version i cili është kundërshtuar edhe nga ekspertë të tjerë. /a.y/noa.al