Transmetuar më 25-01-2020, 12:49
Foto ilustruse

Mesditën e sotme, është parandaluar një krim në familje në kryeqytet.

Një burrë 51-vjeç, i identifikuar me inicialet P.S., ushtroi dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Policia raporton se mbrëmjen e djeshme e ka kanosur seriozisht për vrasje.

Falë ndërhyrjes në kohë të specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u parandalua përshkallëzimi i dhunës dhe u arrestua 51-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Dhunë në familje”./a.m/noa.al