Transmetuar më 23-01-2020, 13:43

“Shqipëria është damkosur për shkak të Edi Ramës dhe Rilindjes, si një vend që qeveriset nga një autokraci e sponsorizuar nga krimi, korrupsioni dhe trafiqet. Goditja më e fundit shumë e rëndë e Këshillit të Europës, i cili ka çuar për interpretim Komisionit të Venecias, paketën Anti-shpifje, është një goditje që nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe një qëndrim që mbahet vetëm ndaj diktatorëve”.

Është kjo deklarata e bërë ditën e sotme nga nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Ai thotë se kjo paketë, e cila është kthyer në Kuvend për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës me argumente shumë të fortë lidhur me cenimin e lirive themelore si liria e shprehjes dhe e medias së lirë, janë rrëzuar nga parlamenti monist, duke ju kundërvënë haptazi vlerave themelore që ndajnë demokracitë nga diktaturat dhe duke u vendosur haptazi në krah të kësaj të fundit.

Sipas tij, kjo paketë është një atentat ndaj Kushtetutës dhe lirive e të drejtave të njeriut që ajo sanksionon shumë qartë.

Vasili tha se në rastin e çdo qeverie demokratike dhe të pakapur nga krimi, konsultimi me Komisionin e Venecias do ta kërkonte vetë qeveria për realizimin e standarteve sa më demokratike, por në rastin e qeverisë së rilindjes, që siç tha ai, është peng i spirales së krimit dhe trafiqeve dhe refuzuese e shqetësimeve të Komisionit Europian, të Këshillit të Europës dhe OSBE-së, apo të organizatave të shumta të gazetarëve shqiptar dhe të huaj, kjo situatë detyron Këshillin e Europës që ti drejtohet ai Venecias me qëllimin për të shpëtuar theme-let e demokracisë në Shqipëri.

Për Vasilin, kjo është goditja e dytë shumë e rëndë dhe e pa precedent në gjithë pluralizmin që i vjen Edi Ramës nga Këshilli i Europës, pas goditjes së parë me refuzimin e monitorimit të votimeve moniste të 30 qershorit nga ana e KE dhe Kongresit të Autoritetve Lokale, duke treguar qartë fytyrën e vërtetë të narko-diktaturës së rilindjes.

Ai deklaroi se Edi Rama dhe qeveria e tij, si peng i spirales se krimit dhe korrupsionit kanë sot vetëm një mision, që të mbyllin gojën, të mbyllin të gjitha mundësitë e komunikimit mediatik, që të vërtetat e skandaleve të tyre të mos njihen nga shqiptarët.

“Sulmi i tyre ndaj fjalës së lirë, është sot thjesht dhe vetëm luftë ndaj së vërtetës. Shqiptarët i njohin mirë skandalet e pafundme financiare, korruptive dhe kriminale për shkak të cilave Shqipëria dhe çdo shqiptar janë sot shumë më të varfër dhe ndihen të dëshpëruar në vendin e tyre”, tha ndër të tjera nënkryetari i LSI.

Ai shtoi se sot askush, nuk mund t’ja mbylli gojën Transparency International, që tregon qartë se Shqipëria vetëm në një vit është përkeqësuar 7 vende më poshtë për korrupsionin, apo që ka rënë 23 vende krahasuar me vitin 2017, viti kur rrëmbeu tepsinë e timonin.

Po ashtu, nënvizoi se askush nuk mund t’ja mbyll gojën Bankës Botërore, që tregon se Shqipëria është një nga tre vendet më të kor-ruptuara në botë, së bashku me Sierra Leone dhe Laos-in dhe askush nuk mund t’ja mbyll gojën Forumit Ekonomik Botëror, që e rendit Shqipërinë si vendin e parafundit në botë për mundësinë e punësimit.

Për Vasilin, kjo situatë,  më e keqja që Shqipëria ka provuar ndonjëherë në 30 vitet e pluralizmit, ka vetëm një zgjidhje dhe kjo zgjidhje është ajo që qytetarët japin përmes votës së lirë.

“Ndaj, zgjedhjet, të parakohshme, sa më parë! Ky është shërimi i lëngatës që po vuan Shqipëria dhe shqiptarët. Zgjedhjet e parakohshme janë përgjigja e vetme, ballore, ndaj qeverisë së telekomanduar nga krimi, trafiqet dhe paratë e pista”, tha ndër të tjera nënkryetari i LSI. /a.y/noa.al

E paprecedentë/ Këshilli i Evropës çon “Anti-shpifjen” e Ramës në Komisionin e Venecias

"Si mund të gënjeni", Gjonaj replika me kryetaren e Komisionit për "antishpifjen": S’jam në prokurori