Transmetuar më 22-01-2020, 17:44

Këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima është dëshpëruar nga rasti i fundit që ka tronditur Shqipërinë.

E shokuar nga lajmi, ajo shkruajti në një postim në Instagram: "E shokuar..sa shumë dhimbje për vajzën e shkretë të dhunohesh nga ata që supozohet të të duan më shumë në botë".

Vajza 13-vjeçare u dhunua sistematikisht nga nëna e saj që është thirrur në komisariat, pas denoncimit që u bë publik. Thuhet se edhe në polici ajo ka shfaqur momente depresioni dhe agresiviteti.

Disa minuta pas transmetimit të investigimit të “Fiks Fare”, ku u faktua me zë dhe figurë dhuna çnjerëzore ndaj të miturës, institucionet reaguan menjëherë.

Njëherë e dhunoi pse ajo kishte dalë me shoqet jashtë pallatit. Herë tjetër përse luante në telefon. Dhe, rasti më flagrant ishte përse vajza nuk kishte larë enët dhe po bënte mësimet.

Në këtë rast,  nëna e qëllon disa herë në kokë vajzën. Më pas, e kap prej flokësh dhe e tërheq zvarrë. Vajza i drejtohet disa herë që ta lërë, madje i thotë se “do të vras veten”. Denoncuesi i këtij skandali ishte vetë njerku i vajzës, i cili i vuri në dispozicion të emisionit Fiks Fare regjistrime audio dhe video, që faktonin pikërisht dhunën çnjerëzore ndaj të miturës.

Në këto regjistrime, nëna e qëllon, e shan dhe e ofendon gjithë kohës. “Pse, mësove! Pusho, pusho! Mësove? Mësove, ëëë, që le enët pa larë”, – i thotë vazhdimisht, teksa e qëllon, ndërsa më pas e kërcënon: Do të qeth, do të bëj zero flokun”. Sipas denoncuesit, dhuna ka qenë sistematike. Por ai ka faktuar vetëm dhunën e datës 2 shtator 2019. Në dhjetëra episode, nëna vazhdimisht dhunon vajzën, madje flet edhe me fjalë rruge në prani të të dy fëmijëve. “Dil çik përjashta, më ha k… ça do njoftosh ti” i thotë ajo bashkëjetuesit, ndërsa vijon “dil jashtë, dil jashtë se të q… n… se të bëra ty me telefon”. /noa.al