Transmetuar më 22-01-2020, 15:26

Gjatë gjithë jetës së saj konsumoi vetëm ushqime të shpejta dhe fast food-i, duke bërë që të gjejë vdekjen prej kequshqyerjes.

32-vjeçarja angleze Charlotte Broad, la jetime dy vajzat e saj 6 dhe 11 vjeçe, pasi gjeti vdekjen prej një çrregullimi ushqimor, pasi për vite me radhë hante vetëm patatina, kroketa, kraker dhe pinte vetëm pije me gaz.

Gruaja villte vazhdmisht, pasi vuante prej kohësh nga një çrregullim ushqimor, por nuk kishte ndërmend që të ndryshonte regjim ushqimor, pavarësisht se mjekët i kishin kërkuar që të ndryshonte urgjentisht regjim ushqimor.

Madje edhe gjatë shtatzënive, Charlotte refuzonte që të konsumonte në mënyrë të shëndetshme.

Ajo u shtrua në spital, por pas dy javësh gjeti vdekjen. Ish-partneri i saj, me të cilin ishte e lidhur për 10 vite, kujton se nuk e kishte parë kurrë që të hante diçka të shëndetshme.

Charlotte kishte një çrregullim ushqimor, prej të cilit refuzonte qëllimisht që të hante ushqim, dhe kur hante çfarë nuk i pëlqente, i dhimbte stomaku.

Kjo gjë i shkaktoi probleme të shumta, deri në degradimin e organeve, ku më 14 janar gjeti vdekjen. /a.y/noa.al