Transmetuar më 21-01-2020, 10:04
Foto ilustruese

Një konflikt mes dy personave në Tiranë, ka përfunduar me një të plagosur, i cili po lufton mes jetës dhe vdekjes.

Tek shinat e trenit, rreth orës 20:05 të mbrëmjes së së djeshme, 19-vjeçari A.H., ka goditur disa herë me një thikë I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Efektivët e komisariatit Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”. /a.y/noa.al