Transmetuar më 12-01-2020, 14:29

“Arrest me burg” vendosi Gjykata e Tiranës si masë sigurie, për 34-vjeçarin Erdet Çapoku, i cili në orët e vona të mbrëmjes së 10 janarit, hyri me forcë në banesën e nuses së vëllait dhe e vrau me sende të forta në sy të mbesës.

Kështu i riu do të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve ndaj tij, ndërkohë që në gjykatë nuk u pa asnjë familjar i tij.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 23.40 të së enjtes në zonën e Paskuqanit, në periferi të Tiranës, ku Erdet Çapoku 34 vjeç vrau me sende të forta kunatën e tij Enkeleda Çapoku 39 vjeçe.

Nëna e viktimës, e cila ka qenë e pranishme në skenën e krimit, ka treguar për mediat si ndodhi gjithçka.

Ajo tha se Erdeti e përndiqte të bijën, i shkonte nga pas kur shkonte dhe kthehej nga puna dhe e fotografonte kur ulej në kafe, ndërkohë që fotografitë ia çonte të vëllait që ndodhej në burg i dënuar për drogë me 10 vite.

“Të shoqin e ka në burg, Erdeti vinte çdo mbrëmje në shtëpinë e vajzës dhe mbesës, ku rri edhe unë pasi mbesa është 18 vjeç. Ai i përndiqte, i thashë mos ofendo, mos shaj se e ke nuse vëllai. I dilte gocës në rrugë e filmonte, ia çoi fotografitë vëllait në burg. I shoqi i tha, ‘Enkeleda ruhu se unë jam në burg dhe nuk ju ndihmoj dot’. Vajza e denoncoi dhe policia e paralajmëroi që të mos i dilte më përpara”, tregoi gruaja.

Më tej tha se mbrëmjen e krimit 34-vjeçari ka qenë duke pirë në lokalet e Paskuqanit dhe se erdhi rreth mesantës dhe shqeu derën, teksa po flinin.

“Më qëlloi me levë, rashë pa ndjenja, qëlloi dhe mbesën. Enekeledën e qëlloi me levë dhe me thikë, ka pas edhe thikë në xhep, e ka prerë vajzën me thikë, me levë i ra tek truri. Dola thirra djalin, ka vrarë Eneledën, na vrau Erdeti në gjumë. E çuan vazën në spital, goca kishte mbaruar në vend, 3 kile gjak kishte humbur”, rrëfeu gruaja. /a.y/noa.al