Transmetuar më 11-01-2020, 15:58

Bashkëshorti i Enkeleda Çapokut, e cila u vra nga kunati 34-vjeçar, nuk u lejua të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Ai kishte bërë kërkesë që ti jepte lamtumirën e fundit gruas, por nuk iu konfirmua.

Elton Çapoku kishte paralajmëruar familjarët që mund të ndodhte një krim i tillë. Në dëshmitë e familjarëve thuhet se porosiste motrën dhe vëllain tjetër që t’i ruanin nusen dhe vajzën nga Erdeti.

Frika arriti kulmin kur Erdeti shkoi në burg me fotografitë e Enkeledës duke e informuar për çdo hap të saj.

Ervin Çapoku i tha policisë se: Më datë 27.12.2019 unë kam shkuar për të takuar vëllain që është në burg Eltonin me të cilin kemi biseduar për konfliktin që nusja e Eltonit, Enkelejda kishte me vëllai tonë.

Eltoni më tha që “foli Erdetit se ai nuk ka punë me gruan time dhe se Enkelejda e dinte vetë se çfarë bënte, foli se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me Enkelejdën”, raporton Top Channel.

Nga dëshmitë që kanë dhënë vëllai e motra e autorit të dyshuar, kjo mund të jetë një nga arsyet përse Erdet Çapoku u nevrikos dhe arriti ti merrte jetën kunatës./noa.al/