Transmetuar më 07-01-2020, 21:49

Ceremonia e funeralit të gjeneralit Qasem Soleimani shkaktoi vdekje të shumta në rrugët e Iranit.

Rreth 50 persona janë raportuar të vdekur dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjeve dhe shtyrjeve.

Vrasja e gjeneralit Soleimani shkaktoi konflikte të mëdha mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Kreu i forcës Quds ishte i ngarkuar me mbrojtjen dhe projektimin e interesave iraniane jashtë vendit, dhe u përshëndet si hero nga shumë njerëz në vendin e tij. Menjëherë pas vdekjes së tij, Irani kërcënoi ShBA-në se do të hakmerret rëndë.

Ndërkohë Parlamenti iranian i ka etiketuar forcat e armatosura amerikane si “terroristë” dhe ka miratuar një fond prej 200 milionë eurosh në mbështetje të forcave Quds, të cilat drejtoheshin nga gjenerali i vrarë.

Gjatë natës mes të 3 dhe 4 janarit, disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të aeroportit komandantin e trupave revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, i cili mbeti i vdekur.

Gjenerali Soleimani njihet si figura më e rëndësishme ushtarake e Republikës Islamike.