Transmetuar më 07-01-2020, 17:14
Foto ilustruese

Të dielën ka ndodhur një ngjarje e rëndë në fshatin e Gjerbës në Mallakastër.

Një grua 51-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj është rrëmbyer nga grabitësit dhe më pas është vrarë.

Trupi i saj i pajetë është gjetur sot në rezervuarin e fshatit, njofton BW.

Dyshohet të jetë vrasje nga tre të rinjtë që shkuan në shtëpinë e saj për të grabitur, por ajo i pikasi.

Për tu ruajtur, ata vendosin ta rrëmbenin dhe thuhet se mund ta kenë vrarë.

Balkanweb raporton se policia ka shoqëruar tre persona që po merren në pyetje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.