Transmetuar më 07-01-2020, 16:48

Policia Rurgore ka ndaluar 11 drejtues automjetesh gjatë kontrolleve të 48 orëve të fundit në rrugët e kryeqytetit.

Pesë prej tyre ishin në gjendje të dehur dhe gjashtë të tjerë nuk kishin leje drejtimi.

Falë aparateve për matjen e shpejtësisë në rrugët urbane dhe ndërurbane, policia pezulloi 48 leje drejtimi, nga të cilat 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia njoftoi se do të vijojë kontrolli me aparatet e matjes së shpejtësisë dhe nivelit të alkoolit për të parandaluar aksidentet rrugore, kryesisht ato mjet me këmbësor që shkaktohen nga shpejtësia e lartë.

Krahas kontrolleve me pajisjet speciale, edhe shërbimet e tjera të Policisë Rrugore të Tiranës po monitorojnë dhe verifikojnë të gjitha shkeljet e tjera që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore dhe si rezultat janë proceduar 78 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimin e tyre, 126 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe janë vendosur 1150 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor./a.m/noa.al/