Transmetuar më 07-01-2020, 16:29

Më shumë se 180 persona janë arrestuar në Australi, të cilët akuzohen për zjarret e ndezura me qëllim që nga fillimi i sezonit të tmerrit që ka lënë 25 të vdekur dhe shkatërroi më shumë se dy mijë shtëpi.

Në gjirin jugor të New South Wales, kanë vdekur të paktën nëntë persona që prej fillimit të sezonit të zjarreve në tetor.

Deri më tani 24 persona në të gjithë shtetin janë akuzuar për përhapjen e flakëve, ndërsa 159 të tjerë janë akuzuar ose paralajmëruar për vepra më pak të rënda zjarri.

Në Queensland, policia ka arrestuar 101 persona të akuzuar për fillimin e zjarreve, 69 të mitur dhe 32 të rritur.

Pesë persona u arrestuan për vendosjen e zjarrit në Tasmania dhe 10 të tjerë në Australinë e Jugut.

Ndërkohë në Victoria, ku vendasit kanë përjetuar disa nga kushtet më katastrofike që kombi ka parë ndonjëherë, 43 persona u akuzuan për përhapjen e zjarrit.

Janë 183 persona të arrestuar dhe policia thotë se kjo shifër mund të rritet./a.m/noa.al/